Emisari special i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, përmes një postimi në Twitter ka thënë se Kosovës i duhet dialogu dhe një marrëveshje gjithëpërfshirëse.
Lajçak ka treguar se çfarë u bisedua në takimin që pati sot me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.
“Pata një bisedë shumë të mirë dhe të thellë me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi. U pajtuam se Kosovës i duhet dialogu dhe i duhet një marrëveshje gjithpërfshirëse”, ka shkruar Lajçak./21Media
Had a very good and extremely insightful conversation with President @HashimThaciRKS. We agreed that Kosovo needs the Dialogue and needs a comprehensive agreement. pic.twitter.com/KNtTRV53g8
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) October 14, 2020
The post Lajçak: Kosovës i duhet një marrëveshje gjithëpërfshirëse appeared first on RTV21.