

Këngëtarja e njohur Lady Gaga është infektuar nga koronavirusi. Me një mesazh në rrjetet sociale dhe me një foto në shtëpi së bashku me qentë e saj, ajo lajmëroi se është vetizoluar nga koronavirusi, duke ftuar fansat e saj që të bëjnë të njëjtën gjë.
“Nuk është një gjë e thjeshtë për t’u bërë, por është gjëja më e shëndetshme që mund të bëjmë të futemi në karantinë dhe të mos takojmë personat mbi 65 vjeç apo në grup. Më pëlqen shumë të takoj prindërit e mi dhe gjyshërit, por është shumë më e sigurtë mos të kem kontakt fizik për të mirën e tyre. Unë jam në shtëpi me qentë e mi. Të dua botë. Do ja dalim. Besoni, unë kam folur me Zotin. Ai më ka thënë që çdo gjë do shkojë mirë”, shkroi Lady Gaga.