Ballina Sport Laçi nuk përfiton, ndalet nga Apolonia

Laçi nuk përfiton, ndalet nga Apolonia

9
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Teuta ngeci, Partizani u mund, ndërkohë që edhe Laçi e provoi ndaj Apolonisë që nuk mund të fitohet lehtë. Kurbinasit, edhe pse shënuan të parët me Shehun në fillim të pjesës së dytë, nuk ia dolën të fitojnë. Diop i Apolonisë befasoi kurbinasit, ndërkohë që Vllaznia mund të shkëputet në krye sërish në rast se mund Kukësin.

Apolonia e nis mirë dhe në 10 minutat e para e vuri në vështirësi skuadrën laçiane. Ekipi i Duros më pas reflektoi dhe nisi të sulmonte drejt portës së fierakëve. Lushkja provoi nga distanca, sikurse edhe Julian Shehu. Ky i fundit në shtesë kishte mundësinë më të mirë për të shënuar, por goditi mbi tra.

Duro në fillim të pjesës së dytë aktivizoi Mazrekajn dhe goli erdhi që në minutën e parë të pjesës së dytë. Julian Shehu i dha avantazhin skuadrës kurbinasve, me një goditje të saktë nga brenda zonës. Laçi u mundua të shënonte edhe golin e dytë, por fierakët u mbrojtën mirë.

Në fund, pas një dalje të gabuar të Sherrit, Apolonia barazoi me anë të Diop. 1-1 dhe Lacci tentoi edhe golin e epërsinë dhe iu afrua shumë me Markun. Sulmet e fundit nuk u konkretizuan me gol dhe skuadrat ndanë nga një pikë

---- ----
----
-----
-----