Ballina Sport Laçi bie në fund, 3 minutat e shtesës kualifikojnë izraelitët

Laçi bie në fund, 3 minutat e shtesës kualifikojnë izraelitët

14
SHPËRNDAJE

Laçi ishte vetëm një hap larg turnit të tretë të Europa League, por minutat e shtesës i kanë dhënë biletën izraelitëve të Hapoel Beer Sheva, të cilët përmbysën gjithçka në 3 minuta.

Pjesa e parë e ndeshjes ishte e kujdesshme nga të dyja skuadrat, ndërsa me nisjen e të dytës Kyrian Nëabueze kaloi Laçin në avantazh.

Hapoel Beer Sheva shtoi presionin dhe në minutën e 86 Ardit Deliu e la skuadrën e Cungut me një lojtar më pak, pas kartonit të dytë të verdhë.

Ndërkohë, kur u mendua se fitorja u arrit, izraelitët barazojnë në minutën e 91, ndërsa vetëm 3 minuta më pas shënojnë edhe golin e fitores, duke thyer ëndrrën e kurbinasve.

Më herët, u eliminua edhe Teuta, e cila u mund në Durrës 0-4 nga Granada e Spanjës.

-----