Ballina Lajme Bota/Rajoni Laboratori ”Moderna” merr 1,1 miliardë dollarë për vaksinën antiCOVID-19

Laboratori ”Moderna” merr 1,1 miliardë dollarë për vaksinën antiCOVID-19

9
SHPËRNDAJE

Laboratori bioteknik ”Moderna” theksoi se kishte marrë në tremujorin e tretë 1,1 miliardë dollarë të depozitave për vaksinën e saj kundër COVID-19, ende në fazë klinike, por që po përgatitet në mënyrë aktive për prezantimin për publikun.

”Moderna” kishte theksuar se parashikonte të depozitonte në Agjencinë e Medikamenteve (FDA) një kërkesë për autorizimin urgjent në fund të nëntorit në SHBA për këtë produkt, i quajtur për momentin ARNm-1273.

“Ne po përgatitemi aktivisht për prezantimin e ARNm-1273 dhe kemi nënshkruar një numër marrëveshjesh me qeveritë në mbarë botën për t’i furnizuar me vaksinë”, nënvizoi drejtori i përgjithshëm, Stephane Bancel, i cituar në një komunikatë.

“Ndërsa ne vazhdojmë të punojmë me rregullatorët për të avancuar ARNm-1273, ‘Moderna’ është angazhuar të respektojë normat më të larta të cilësisë së të dhënave dhe një kërkim shkencor më rigoroz”, shtoi ai.

Laboratori bioteknik amerikan ”Moderna” theksoi se kishte nënshkruar kontrata me SHBA-në, Kanadanë, Zvicrën, Japoninë, Izraelin dhe Katarin dhe ishte në diskutime me Komisionin Europian, Britaninë e Madhe dhe programin ndërkombëtar COVAX, prezantuar nga OBSH dhe objektivi i të cilit është të ndihmojë në sigurimin e një aksesi të vlefshëm për vaksinat e ardhshme kundër COVID-19.

-----