Ballina Showbiz La SHBA-në për t’u kthyer në Shqipëri në kohën e Covid-19, këngëtarja...

La SHBA-në për t’u kthyer në Shqipëri në kohën e Covid-19, këngëtarja e njohur tregon arsyen: Erdha pasi… (FOTO)

46
SHPËRNDAJE

Këngëtarja e njohur, Axhelina Hadërgjonaj, prej disa kohësh është është shpërngulur në Los Angeles, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Por për shkak të situates së krijuar nga pandemia e Covid-19, ajo ka vendosur që të rikthehet në Shqipëri. Anxhelina është në izolim në Tiranë dhe për “Prive” ka treguar arsyen pse zgjodhi t’i kalojë ditët e karantinimit në Shqipëri dhe jo në vendin ku tashmë jetonte.

Këngëtarja është shprehur se në këto ditë të vështira e kishte me patjetër të nevojshme të ishte pranë familjes, në mënyrë që të ndihet sa më e qetë.

“Erdha pasi mendova që do të ishte më mirë të gjendesha pranë familjes në këto ditë të vështira për të gjithë. Ka ditë shumë të mira, ka ditë që janë pak më të rënda, por përgjithësisht shumë mirë”, ka treguar Anxhelina.

-----