Ballina Sport La Milanin pas 7 sezonesh, ja ku firmosi Zapata

La Milanin pas 7 sezonesh, ja ku firmosi Zapata

14
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Tashmë është zyrtare! Kristian Zapata është lojtari më i ri i Xhenoas. Kolumbiani la Milanin këtë fund sezoni dhe iu bashkua skuadrës së Ligurias me parametra zero.

Akordi ishte gjetur me kohë, por pritej që 32-vjeçari të mbaronte impenjimet e tij me kombëtaren kolumbiane në “Kupën e Amerikës”.

“Sport Mediaset” raporton se Zapata ka nënshkruar një kontratë dy-vjeçare me gjenovezët, të cilët duan të bëjnë një sezon më të mirë se ky që lamë pas, ku vetëm javën e fundit siguruan mbijetesën.

Kujtojmë që Zapata ishte pjesë e Milanit për shtatë sezone dhe ka qenë një nga shtyllat e ekipit në këto vite të vështira të kuqezinjve.

The post La Milanin pas 7 sezonesh, ja ku firmosi Zapata appeared first on Lajmi i Fundit – Lajme.

---- ----
----
-----
-----