Ballina Showbiz La gruan e vajzat në shtëpi, ja si po i kalon ditët...

La gruan e vajzat në shtëpi, ja si po i kalon ditët në karantinë aktori i famshëm me ish-gruan dhe fëmijët e rritur (FOTO)

49
SHPËRNDAJE

Edhe pse martesa e tyre ka 20 vite që ka përfunduar, ata kanë vendosur që të jenë në karantinë së bashku me fëmijët e tyre të rritur.

57-vjeçarja Demi Moore dhe 65-vjeçari, Bruce Willis, kanë treguar se gjatë kësaj periudhe të izoluar në shtëpi për shkak të koronavirusit, janë marrë me aktivitete të ndryshme.

Dy aktorët e famshëm postojnë foto në rrjetet sociale, ku zbulojnë se janë mjaft të qetë me fëmijët e tyre dhe së fundmi kanë nisur që të pikturojnë.

Ndërkohë nga ana tjetër, Bruce ka lënë bashkëshorten dhe dy vajzat e tyre, për të karantinuar me ish-gruan dhe fëmijët e rritur.

-----