
Genc Sejko, i njohur si njeriu i memeve, ka ironizuar qeverinë teksa ka publikuar një foto nga protestat e opozitës bashkë me djalin e tij të vogël.
Me ironi, ai shkruan se i kishte marrë shishen e qumështit djalit, që të mos e hidhte në drejtim të policisë.
“Ky talebani është djali im. Mezi e mbajta se donte të shkaktonte dhunë. I mora edhe shishen e qumështit se donte ta hidhte në drejtim të kryeministrisë. ‘Mos bëj gabim’ i thashë ‘se do të ndalojnë daljen nga Shqipëria”, shkruan Sejko.