Ballina Lajme nacionale Ky shtet i madh evropian, shpresa e vetme e Kosovës për heqjen...

Ky shtet i madh evropian, shpresa e vetme e Kosovës për heqjen e vizave

16
SHPËRNDAJE

Gjermania, shpresa e vetme e Kosovës për heqjen e vizave.

Gjermania duket të jetë shteti i vetëm nga BE-ja që mbështetë heqjen e vizave për Kosovën.

As ky fundvit nuk pritet t’ua sjellë kosovarëve liberalizimin e vizave, pasi përpos Gjermanisë asnjë nga shtetet tjera të BE-së nuk është pro heqjes së vizave për Kosovën.

Sipas njohësve të integrimeve, gjasat janë minimale që vizat të hiqen edhe gjatë vitit 2020, mirëpo një shpresë mbetet shteti gjerman, i cili do ta marrë udhëheqjen e Presidencës së BE-së nga 1 korriku i vitit të ardhshëm, shkruan gazeta “Zëri”.

Gjasat janë minimale që kosovarëve t’u vijë liberalizimi i vizave si dhuratë për festat e fundvitit, ashtu siç u ishte premtuar nga kryeministri në largim, Ramush Haradinaj.

Ndonëse përgjatë mandatit të qeverisë “Haradinaj” pati me dhjetëra premtime se liberalizimi i vizave do të ndodhë këtë vit, një gjë e tillë sipas njohësve të çështjeve të integrimit është e pamundur.

Kjo pasi që, sipas tyre, institucionet kosovare ende nuk i kanë kryer detyrat e shtëpisë, me theks të veçantë te luftimi i krimit të organizuar dhe i korrupsionit.

Përpos kësaj, sipas analistëve, pengesa kryesore për mosheqjen e vizave mbetet skepticizmi i shteteve anëtare të BE-së, si Franca, Holanda e Belgjika, të cilat nuk po ia japin dritën e gjelbër këtij procesi.