Ballina LifeBizare Ky planet po shkatërrohet/Fotoja që i tronditi të gjithë

Ky planet po shkatërrohet/Fotoja që i tronditi të gjithë

18
SHPËRNDAJE

Një foto e postuar nga “Mirror” tregon një zog në një plazh në Florida teksa I jep të voglit të tij një bisht cigareje, duke menduar se është ushqim. I vogli e mori bishtin e cigares dhe ishte gati ta gëlltiste.

Fotot, të cilat janë një kambanë alarmi për ndotjen, janë shkrepur nga Karen Catbird e cila i shpërndau më pas edhe në Facebook. Bashkë me foton ajo shkruante:

“Nëse pini cigare, ju lutem mos i hidhni në tokë bishtat. Edhe unë vetë tymos por nuk i hedh kurrë bishtat në tokë, thjesht një gjë e shpifur që i bëjmë jetës së egër.”