Ballina Lajme nacionale Ky person është i rrezikshëm, nëse e shihni lajmërojeni policinë

Ky person është i rrezikshëm, nëse e shihni lajmërojeni policinë

21
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Mark Cali është person i kërkuar nga organet e drejtësisë.

Policia e Kosovës po kërkon ndihmë nga qytetarët për kapjen e një të dyshuari për vjedhje të rëndë, mashtrim e kanosje. Bëhet fjalë për një 41-vjeçarin Mark Coli nga Zllakuqani i Klinës.

----

Përmes një komunikate drejtuar mediave, Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë ka njoftuar se ka siguruar autorizimin e Prokurorisë Themelore në Pejë për publikimin e fotos të personit të dyshuar, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij.

I dyshuari i lartcekur kërkohet nga Gjykata Themelore e Pejë dega në Klinë.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në komunikatë.

----- ----