Ballina Lajme nacionale Ky është personi që u rrëzua nga teleferiku në Brezovicë

Ky është personi që u rrëzua nga teleferiku në Brezovicë

32
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Një i ri kosovar sot është rrëzuar nga teleferiku në Brezovicë

Rasti në fjalë u konfirmua për Indeksonline nga Policia e Kosovës, duke theksuar se ai pësoi lëndime trupore.

Burime të Indeksonlinet bëjnë të ditur se personi, i cili u rrëzua nga teleferiku në Brezovicë është Durim Rrustemi i lindur në vitin 1991.

Ai është nga Komuna e Fushë-Kosovës dhe është jashtë rrezikut, duke u trajtuar në Spitalin e Ferizajt.

Por ajo çfarë duhet të theksohet është fakti se problemi nuk qëndroi te teleferiku sa i përket rrëzimit të tij, por të paqëndrueshmëria siç duhet e tij.

I lënduari në këtë rast nuk pati përgatitje profesionale, duke ndikuar kështu që ai të rrëzohet dhe të pësonte lëndime.

Një numër i madh vizitorësh është edhe këtë sezon në Brezovicë, duke shijuar vendin më të bukur turistik të Kosovës.

---- ----
----
----- ----
-----