Ballina Lajme nacionale Ky është numri i kosovarëve që përfituan

Ky është numri i kosovarëve që përfituan

12
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Janë publikuar së fundmi të dhënat e Lotarisë Amerikane nga Departamenti i Shtetit amerikan.

Pothuajse 84 mijë aplikues janë përzgjedhur rastësisht nga sistemi, mes rreth 15 milionë regjistrimeve për programin “DV 2020”.

Në rajonin evropian, Rusia mban vendin e parë për numrin më të madh të aplikuesve të përzgjedhur, plot 5.118 persona. E menjëherë pas saj vjen Shqipëria me 3.603 aplikues të përzgjedhur.

260 shtetas janë zgjedhur nga Kosova, 249 nga Maqedonia dhe vetëm 35 nga Mali i Zi. Numër të lartë të të përzgjedhurve ka dhe Ukraina me rreth 3 mijë dhe më tej Turqia me 2.709. Ndërsa Islanda dhe Luksemburgu asnjë të zgjedhur.

Ndërsa në shtetet e Afrikës kryesojnë Egjipti me 5.568 aplikues të përzgjedhur, pasuar nga Republika Demokratike e Kongos me 4.743 persona.

Mundësinë e aplikimit e kanë pasur banorët e 177 shteteve të botës brenda periudhës 34 ditore, 3 tetor 2018 – 6 nëntor 2018.

Megjithatë, program i Lotarisë Amerikane bën të mundur dhënien e vetëm 55 mijë vizave çdo vit, që u siguron këtyre shtetasve qëndrim të përhershëm në SHBA.

Kush nuk vërteton zotërimin e diplomës së shkollës së mesme dhe minimalisht dy vite eksperiencë apo trajnim në një post të caktuar diskualifikohet.

---- ----
----
-----
-----