Ballina Lajme nacionale Ky është moti që na pret në ditët në vazhdim

Ky është moti që na pret në ditët në vazhdim

39
SHPËRNDAJE

Moti në Kosovë ditëve të fundit ka qenë jostabil.

Nesër në vendin tonë do të mbajë mot kryesisht me diell, ndërsa pasdite me vranësira e mundësi për reshje shiu.

Më poshtë mund të informoheni për motin edhe në ditët në vazhdim, transmeton Indeksonline.

Temperaturat e ajrit në fundjavë do të pësojnë rënie të lehtë, e nga java e ardhshme do të shënojnë rënie të theksuar mbi vlera mesatare.

Minimalet do të zbresin nga 18C deri në 12C, e maksimalet do të zbresin deri në 25C në fundjavë, e javën e ardhshme do të shënojnë rritje deri në33C.

Do të fryj erë mesatare nga krahu verior 4-12m/s.

Shtypja atmosferike do të zbres nën vlera normale, e më pas do të shënojë ngritje.

-----