Ballina Showbiz Ky është momenti kur Dua Lipa bën simbolin e shqiponjës

Ky është momenti kur Dua Lipa bën simbolin e shqiponjës

21
SHPËRNDAJE

Është ndër këngëtaret më të famshme shqiptare në botë.

Dua Lipa ka bërë gjithë publikun të brohorasin kur bëri shqiponjën dykrenare.

Dua Lipa mbrëmë shikoi nga afër performancat e të gjithë artistëve që kënduan në natën e parë të këtij edicioni të “Sunny Hill”.

Ajo nuk harroi t’i përshëndeste të gjithë të pranishmit në publik, madje edhe me simbolin e shqiponjës.

Këngëtarja kishte gjithë vëmendjen e publikut në momentin kur po i përshëndeste me shqiponjën dykrenare, duke bërë të gjithë të brohorisnin.

Kujtojmë se mbrëmë në skenën e “Sunny Hill” u ngjit edhe këngëtarja me fame botërore Miley Cyrus.

-----