Ballina Lajme nacionale Ky është kandidati i mundshëm si përfaqësues i diasporës në Kuvendin e...

Ky është kandidati i mundshëm si përfaqësues i diasporës në Kuvendin e Kosovës

23
SHPËRNDAJE

Përfaqësimi i diasporës në institucionet e vendit, është vlerësuar i domosdoshëm marrë parasysh kontributin e tyre, jo vetëm në periudhën e çlirimit të vendit por edhe pas saj.

Njëri nga emrat e mundshëm si përfaqësues i diasporës në kuvendin e Kosovës nga radhët e AAK-së, është ai i biznesmenit dhe analistit, Granit Shala, i cili jeton dhe vepron në Gjermani.

Burimet e afërta me Granit Shalën, i than gazetës lokale të Pejës “Zarfi Info”, se njëra nga arsyet që e kanë shtyrë Shalën ti futet kandidaturës si përfaqësues i diasporës në kuvendin e Kosovës është kontakti i vazhdueshëm me shqiptarët.

Graniti është i vendosur ti futet kandidaturës për deputet në kuvendin e Kosovës si përfaqësues i diasporës. Graniti është njëri nga punëdhënësit më të njohur për punësimin e shqiptarëve në bizneset e tij në Gjermani dhe kontakti i vazhdueshëm me shqiptar e ka shtyrë atë ti futet kandidaturës për deputet”.

Përmes linjës telefonike, Granit Shala, i tha gazetës “Zarfi”, se asgjë nuk është definitive.

Asgjë nuk është definitive. Për çdo gjë do të ju mbajmë të informuar”, tha Shala.

Për fund, duhet shtuar se Granit Shala, është njëri nga humanistët më të mëdhenj që ka komuna e Pejës.

Ky i fundit, aktivitetet humanitare i ka zhvilluar përmes shumë organizatave jo qeveritare, madje edhe përmes Radio Pejës dhe gazetës “Zarfi”, duke mos u promovuar asnjëherë në opinion.

-----