Ballina Lajme nacionale Ky është fshati i Kosovës i cili krahasohet me Parisin

Ky është fshati i Kosovës i cili krahasohet me Parisin

65
SHPËRNDAJE

A e dini cili fshat i Kosovës krahasohet me Parisin?

Banorët e fshatit të Malishevës me vetëiniciativë e pastrojnë atë.

Jetojnë rreth 2500 banorë. Megjithatë ata nuk kanë ndërhyrë në bukuritë e natyrës që ka fshati Bellanicë.

Madje ata vullnetarisht kontribuojnë në mirëmbajtjen e fshatit.

E bile sipas Beqir Hoxhës, viziotërt shpesh Bellanicën e krahasojnë me Parisin.

Ruajtja e ambientit mundësohet nga vetë banorët.

Për ta realizuar këtë qëllim, ata janë bashkuar me një fondacion i cili mban emrin e fshatit.

Ata përmes mjeteve të tyre paguajnë mirëmbajtësit e fshatit për të pastruar.

Njëri nga përfaqësuesit e fondacionit, thotë se përkrahja financiare po shkon duke u shtuar.

Se banorët e këtij fshati të Malishevës kanë vullnet për ta mirëmbajtur ambientin, e pranon edhe kryetari i fshatit.

Pothuajse në çdo 100 metra ka të vendosura shporta, prandaj mbeturinat jashtë kësaj hapësire vështirë se gjinden.

-----