Ballina Lajme nacionale Ky është diplomati që do të zëvendësoi ambasadorin O’Connel

Ky është diplomati që do të zëvendësoi ambasadorin O’Connel

32
SHPËRNDAJE

Ambasadori O’Connell në shtator e kryen mandatin, e zëvendëson Abbott.

Nga shtatori i këtij vitit ambasadori aktual britanik Ruairi O’Connell nuk do të jetë më.

Ai, do të zëvendësohet nga Nicholas Abbott, raporton Koha.net.

Njoftimin e përfundimit të mandatit të O’Connell e ka dhënë faqja e Qeverisë së Britanisë.

Aty, thuhet se O’Connell do të shërbejë në një mision tjetër diplomatik.

“Z. Nicholas Abbott është emëruar Ambasadori i Britanisë së Madhe në Republikën e Kosovës në vazhdim të Z. Ruairi O’Connell, i cili do të transferohet në një tjetër emërim të Shërbimit Diplomatik. Z. Abbott do të marrë emërimin e tij gjatë shtatorit 2019”, thuhet në njoftim.

Nga 2018’ta deri këtë vit, bëhet e ditur se ka mbajtur trajnim në gjuhën shqipe.

-----