Ballina Sport “Ky është budalla”/ Avokati nuk kursehet ndaj Ronaldinjos pas arrestit në Paraguai

“Ky është budalla”/ Avokati nuk kursehet ndaj Ronaldinjos pas arrestit në Paraguai

29
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Legjenda braziliane e futbollit, Ronaldinjo, u quajt budalla nga avokati i tij, pasi u arrestua në Paraguai me pasaportë false në tentativë për të hyrë aty.

Adolfo Marin këmbëngul se ish ylli i Barçës dhe Milanit nuk e kishte idenë se po bënte diçka të gabuar, në përpjekje për të hyrë në shtetin amerikano-latin me një pasaportë false.

Në një intervistë për gazetën braziliane “Folha de Sao Paulo”, avokati tha: “Gjykata nuk e ka marrë në konsideratë faktin që Ronaldinjo nuk e dinte që po kryente një krim, sepse ai nuk e kuptoi që i kishin dhënë një dokument fals. Ai është budalla”.

Komenti i tij i çuditshëm erdhi pas studioja e avokatisë apeloi vendimin një gjykata paraguaiane, për ta dërguar atë në burg, ndërsa hetimi për dokumentet false që ai mbante vazhdon.

---- ----
----
-----
-----