Ballina Lajme nacionale Ky është 20-vjeçari që humbi jetën në aksidentin në Prizren

Ky është 20-vjeçari që humbi jetën në aksidentin në Prizren

7
SHPËRNDAJE

Një akisdent i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Prizren.

Mbrëmjen e së dielës ka ndodhur një aksident trafiku në rrugën Tupec – Landovicë në Prizren, ku si pasojë, një person ka vdekur dhe një tjetër ka mbetur i lënduar

Sipas policisë së Prizrenit, thuhet se aksidenti ka ndodhur në rrugën Tupec-Landovicë, ku aksidenti ka ndodhur si pasojë e vozitjes së pakujdesshme dhe mospërshtatjes së shpejtësisë.

“Me datën 5 janar në orët e mbrëmjes ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet si pasojë e vozitjes së pakujdesshme dhe mospërshtatjes së shpejtësisë së lëvizjes në bazë të kushteve të rrugës. Aksidenti ka ndodhur në rrugën Tupec-Landovicë, rrugë lokale e cila lidhet me rrugën Landovicë-Prizren”, thuhet në njoftimin e policisë,

“Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda kanë pësuar vozitësi dhe pasagjeri. Njësitë e emergjencës pas daljes në vendin e ngjarjes kanë konstatuar vdekjen e pasagjerit në vendngjarje. Viktima është L.Ç i lindur në vitin 2000. Me vendim të prokurorit, i dyshuari vozitësi është ndaluar në mbajtje për 48 orë”, ka theksuar policia në njoftim.