Ballina Sport Ky 16 vjeçar do të përfitoji shumën marramendëse tek ekipi i PSG

Ky 16 vjeçar do të përfitoji shumën marramendëse tek ekipi i PSG

21
SHPËRNDAJE

Xavi Simons firmosi një kontratë me ekipin e PSG deri në vitin 2022.

Barcelona kishte gati një ofertë prej 200 mijë eurosh në javë për talentin e saj , por agjenti i lojtarit Mino Raiola, e refuzoi ofertën e klubit katalanas, duke nënshkruar menjëherë një kontratë me ekipin parisien.

Madje, “blaugranët” i kishin bërë gati Simonsit edhe bonuset që ai do të merrte, ndërsa ishte caktuar që ai të luante me Barcelonën B, por, megjithatë, Raiola i hodhi poshtë të gjitha ofertat, e “mori prej dore” Simonsin, e hipi në avion dhe e çoi në Francë!

16-vjeçari do të fitoji 1 milion euro në sezon tek klubi francez, një shumë që është mbreslënëse për një futbollist të moshës së tij

Transferimi i Simons ishte befasues dhe e thelloi më shumë “armiqësinë” mes Barcelonës dhe PSG-ës.

The post Ky 16 vjeçar do të përfitoji shumën marramendëse tek ekipi i PSG appeared first on Lajmi i Fundit – Lajme.

-----