Ballina Lajme nacionale Kuvendit Zgjedhor i LDK-së, pritet të marrin pjesë 355 delegatë

Kuvendit Zgjedhor i LDK-së, pritet të marrin pjesë 355 delegatë

8
SHPËRNDAJE

Marrin pjesë 355 delegatë nga 38 degë të partisë – Mustafa tregon detajet e Kuvendit Zgjedhor të LDK-së.

Lidhja Demokratike e Kosovës të shtunën më 3 gusht do të mbajë Kuvendin e nëntë Zgjedhor të partisë.

Zëdhënësi i LDK-së, Besjan Mustafa, në një deklaratë dhënë Telegrafit ka thënë se përgatitjet për këtë kuvend tanimë kanë përfunduar.
“Të gjitha përgatitjet kanë përfunduar. Kuvendi do të fillojë në orën 10:00. Në kuvend konform Statutit të LDK-së marrin pjesë 355 delegatë nga 38 degët e LDK-së”, ka thënë ai.

Mustafa ka theksuar se më 3 gusht, LDK do të zgjedh kryetarin dhe Këshillin e Përgjithshëm, ndërsa lidhur me kandidaturat ai ka thënë se do të shpallen atë ditë.

“Në Kuvend Zgjedhor zgjedhet kryetari dhe Këshilli i Përgjithshëm, i cili është organi më i lartë i partisë mes dy Kuvende. Kandidaturat për kryetar të partisë, konform Statutit, shpalosen në Kuvendin Zgjedhor më 3 gusht”, ka thënë ai.

Ndryshe në media po përmenden pesë emra të mundshëm që do të shpalosin kandidaturat për të parin e LDK-së. Ata janë: Isa Mustafa, Lutfi Haziri, Agim Veliu, Fatmir Sejdiu, Vjosa Osmani.

Kujtojmë se LDK ka përfunduar procesin zgjedhor në të gjitha degët e saj.

Po ashtu sot, LDK ka ftuar në një mbledhje kryesinë aktuale e cila do të takohet në ora 13:30.

Mbledhja do të kryesohet nga kryetari Isa Mustafa dhe mbahet në selinë qendrore të LDK-së.

-----