Ballina Lajme nacionale Kuvendin pa karrige në LDK mund ta shpetojë vetëm Isa Mustafa

Kuvendin pa karrige në LDK mund ta shpetojë vetëm Isa Mustafa

11
SHPËRNDAJE

Lidhja Demokratike e Kosovës është duke mbajtur zgjedhjet e brendshme.

Njohës të politikës thonë se kuvendi pa karrige i LDK-së mund ta sjellë vetëm Isa Mustafën si kryetar.

Data se kur do të zgjidhet kryetari dihet, por jo edhe kandidatët që garojnë për të parin e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Ky subjekt politik që po mban zgjedhjet nëpër degë të përcjella edhe me telashe, do të përfundojë këtë proces me 3 gusht, raporton T7.

Ka shumë pretendentë, por asnjëri deri tash nuk ka zyrtarizuar kandidaturën.
Edhe pse nuk e dinë se në çfarë ambienti do t’i mbajnë këto zgjedhje, nga LDK po thonë se veprimet që janë bërë gjatë këtij procesi zgjedhor janë brenda suazave demokratike.

Njohës të zhvillimeve politike thonë se Isa Mustafa do të jetë prapë kryetar pas një marrëveshje mes nënkryetarëve të partisë.

Sipas Rasim Alijës, kjo është edhe mundësia e vetme që të mos ketë përplasje karrigesh.

Lidhja Demokratike e Kosovës që nga marsi i këtij viti është duke zhvilluar procesin e zgjedhjeve të brendshme të partisë.

-----