Ballina Lajme nacionale Kuvendi do të hetojë qeverinë e Albin Kurtin, miratohet komisioni hetimor

Kuvendi do të hetojë qeverinë e Albin Kurtin, miratohet komisioni hetimor

48
SHPËRNDAJE

Parlamenti i Kosovës ka miratuar krijimin e komisonit hetimor për hetuar mbi veprimtarinë dhe masate marra nga qeveria Kurti për parandalimin e përhapjes së Koronvirusit.

74 deputetë kanë votuar pro ngritjessë këtij komisioni, ndërsa 10 prej tyre abstenuan. Deputetja së PDK-së, Eliza Hoxha, do të merret me gjithçka që ka të bëjë me pandeminë, më atë që është bërë nga Qeveria, do të hetojë vdekjen e Agon Musliut në Qendrën e Studentëve derisa ishte i karantinuar dhe asaj që do të bëhet në lidhje me situatën e krijuar. Dhjetë deputetë abstenuan, ndërsa kundër nuk kishte asnjë.

Anëtarë të këtij komisioni janë zgjedhur: nga VV-ja, Mimoza Kusari-Lila – kryesuese, Labinotë Demi-Murtezi e Fatmire Mulhaxha Kollçaku, nga LDK-ja, Ekrem Hyseni, Ilir Ferati e Veton Berisha, nga PDK-ja, Eliza Hoxha – zv.kryesuese e Bekim Haxhiu, nga AAK-ja, Shkumbin Demaliaj, nga Lista Serbe, Milosh Peroviq, nga Nisma-AKR, Endrit Shala. Formimin e komisionit e ka mbështetur edhe Vetëvendosje.

-----