Ballina Lajme nacionale Kuti ka një kërkesë për BE-në dhe SHBA-në që Kosova dhe Serbia...

Kuti ka një kërkesë për BE-në dhe SHBA-në që Kosova dhe Serbia të respektojnë zotimet

13
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, informoi Bashkimin Evropian me nismat e qeverisë së tij për të rinisur dialogun me Serbinë, ndërkohë që kërkoi nga unioni dhe SHBA-ja që të krijojnë mekanizma monitorimi dhe sanksionimi, për t’u siguruar që të dyja palët do t’i respektojnë zotimet e tyre.

Ai u dërgoi një letër presidentes së Komisionit Evropian, znj. Ursula von der Leyen, si dhe Përfaqësuesit të lartë të Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë/Nënkryetar i Komisionit Evropian, z. Josep Borrell Fontelles, ku i informoi për objektivat dhe qëllimet e qeverisë së re.

“Në përputhje me këtë zotim, duke filluar nga 15 marsi, ne do të fillojmë të heqim tarifat për mallrat nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina që u vendosën nga qeveria e kaluar. Fillimisht ne do t’i heqim tarifat mbi lëndën e parë. Kjo është shenjë e vullnetit të mirë diplomatik dhe e angazhimit tonë për rifillimin e dialogut me Serbinë. Shpresojmë që Serbia t’i përgjigjet në mënyrë reciproke këtij vendimi; në këmbim të kësaj presim që Serbia t’i heqë të gjitha barrierat e mbetura jotarifore për tregti me Kosovën, si dhe t’i jap fund fushatës së saj të çnjohjeve kundër Kosovës”, shkroi ai.

Kurti në to në të njëjtën kohë kërkoi që BE-ja dhe SHBA-ja të krijojnë mekanizma monitorimi dhe sanksionimi, për t’u siguruar që të dyja palët do t’i respektojnë zotimet e tyre.

Në letra, kryeministri Kurti po ashtu i është referuar çakordimit në Politikën e Jashtme.

“Gjatë mandatit të qeverisë së mëparshme ka pasur mungesë koordinimi midis përfaqësuesve të Republikës së Kosovës në lidhje me rolet e tyre individuale dhe qëllimet në dialogun me Serbinë. Kjo krijoi mungesë të qartësisë institucionale dhe asaj politike. Qeveria ime zotohet t’i jap fund kësaj. Si Kryeministër, unë kam mandatin ekskluziv kushtetues, vullnetin politik dhe detyrën ligjore të marr përgjegjësinë për përfaqësimin e Kosovës në nivelin më të lartë diplomatik. Mezi pres të punoj së bashku me ju dhe me përfaqësuesit e BE-së për t’i çuar më tej interesat tona të përbashkëta dhe për ta çuar përpara këtë proces”.

---- ----
----
-----
-----