Ballina LifeBizare Kushton 10 milionë euro, jahti me nëndetëse dhe helikopter (FOTO)

Kushton 10 milionë euro, jahti me nëndetëse dhe helikopter (FOTO)

25
SHPËRNDAJE

Një superjaht që është në gjendje të lundrojë në të gjithë botën, me nëndetëse, helikopter dhe laborator shkencor brenda tij, është dizajnuar për të gjithë ata që kanë 10 milionë euro për të shpenzuar.

Ky mjet i jashtëzakonshëm lundrues është ideuar nga “Oceanco”, në Holandë. “Donim të krijonim një mjet për ekspedita të largëta dhe një jaht luksoz në të njëjtën kohë. Esquel është perfekt për të interesuarit në jetën oqeanore, për studime të thelluara të akuakulturës”, tha një zëdhënëse e “Oceanco”.

-----