Ballina Sport Kushtoi 60 milion euro: Klopp e humbet durimin, mesfushori drejt largimit

Kushtoi 60 milion euro: Klopp e humbet durimin, mesfushori drejt largimit

9
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Liverpool siguroi shërbimet e Naby Keita në verën e vitit 2018, futbollist për të cilin i pagoi plot 60 milion euro gjermanëve të Leipzigut. Kualiteti i mesfushorit nga Guinea nuk diskutohet, por 26-vjeçari, edhe për shkak të dëmtimeve që ka pësuar, nuk ia ka dalë të kthehet titullar i përhershëm i kampionëve të Anglisë.

Në përballjen e së martës kundër Real Madrid në çerekfinalen e parë të Champions League, duel që Liverpool e humbi 3-1, trajneri Jurgen Klopp e zëvendësoi lojtarin afrikan pa përfunduar pjesa e parë.

 

Naby Keita

Mediat pranë klubit të kuq raportojnë se gjermani e ka humbur besimin ndaj Keita, i cili pritet të përfundojë në merkato. Për shërbimet e tij interesohet Leicester City, që mund të luajë në Champions League sezonin e ardhshëm.

Mesfushori pëlqehet shumë nga Brendan Rodgers, trajneri i “Dhelprave”. Transferimi i Keita te Leicester City mund të ndodhë për shumën e 30 milion paundëve, 22 milion paund më pak sesa pagoi Liverpool tre vite më parë. /abcnews.al

The post Kushtoi 60 milion euro: Klopp e humbet durimin, mesfushori drejt largimit appeared first on Abc News.

---- ----
----
-----
-----