Ballina Sport Kushtet e Borusias, Reali duhet të sakrifikojë shumë për Haaland

Kushtet e Borusias, Reali duhet të sakrifikojë shumë për Haaland

23
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Real Madridi e do me çdo kusht talentin Erlin Haaland, por që t’ia arrijë qëllimit nuk do ta ketë të lehtë. Borusia e Dortmundit nuk e ka pritur aspak mirë interesimin e “galaktikëve”, e për më tepër nuk ka ndërmend ta lërë të ikë norvegjezin. Lojtari 19-vjeçar është shndërruar në dëshirën e parë të trajnerit të Los Blancos Zinedine Zidane për të forcuar sulmin në merkaton e dimrit me Realin që pretendon të paguajë klauzolën e largimit të Haaland nga verdhezinjtë që kap shifrën e 75 milionë euro.

Sipas gazetës “Don Balon”, drejtuesit e skuadrës gjermane as që duan t’ia dinë për këtë klauzolë dhe i janë kundërpërgjigjur klubit spanjoll me një kërkesë vërtetë të frikshme. Dortmundi për të lënë të lirë Haaland kërkon 90 milionë euro plus kartonin e marokenit Hakimi, i cili aktualisht është i huazuar te verdhezinjtë. Por kërkesa e klubit të Bundesligas nuk ndalet këtu pasi kërkon edhe të jetë i privilegjuar për të blerë sulmuesin tjetër Mariano Diaz nga Reali.

----- ----