Ballina Lajme nacionale Kush prek zgjedhjet, nuk shkon në Europë/ Projektligji i PS në duart...

Kush prek zgjedhjet, nuk shkon në Europë/ Projektligji i PS në duart e Metës…!

8
SHPËRNDAJE

Komisioni i Ligjeve miratoi mesditën e sotme disa ndryshime në Kodin Penal, duke shtuar nenin më të lakueshëm të kohëve të fundit për zgjedhjet dhe dënimin, nëse dikush prek këtë process.

Partia Socialiste do të miratojë seancën e të enjtes një ashpërsim në Kodin Penal, nismë me anë të të cilës synon të ndëshkojë personat që do të cenojnë procesin elektoral të 30 qershorit. Maxhoranca synon që me anë të kësaj nisme të ndëshkojë të gjithë personat që do tentojnë të prishin procesin zgjedhur, duke u hequr të drejtën të shkojnë në vendet e Europës për 5 deri në 10 vite.

Por ekspertët juridikë, në profilet e tyre në facebook, thuajse të gjithë kanë qenë me një mendje. Ata shhkruajnë se kjo nismë nuk mund të zbatohet për zgjedhjet e 30 qershorit. “Nisma në fjalë edhe nëse miratohet në seancën e ditës së enjte, ajo do t’i dërgohet për aprovim final Presidentit të Republikës”, i cili mund të mos e dekretojë deri në datën 30, thonë ekspertët e fushës juridike.

Sipas ligjit, kreu i shtetit ka detyrim që të dekretojë ose të refuzojë dekretimin për një afat 20 ditor, çka nisur nga qëndrimet e tij të fundit edhe mund ta shtyjë dekretimin e ligjit në fjalë. Pra pas këtij afati, kreu i shtetit mund ta kthej atë për rishikimin në parlament. Por maxhoranca mund të rrëzojë dekretin e Presidentit dhe të lërë në fuqi këtë ndryshim të Kodit Penal.

Por që kjo nismë të bëhet e zbatueshme duhet të kalojë 15 ditë. Duke qenë se është ndryshim në Kodin Penal, kjo nismë ligjore nuk mund të ketë efekte prapaveprues. Pra të zbatohet për 30 qershorin. Nisma e propozuar nga maxhoranca do të mbetet e pazbatueshme. Ndërkohë që juristi, Ledio Braho e ka quajtur nismën e PS-së si shkelje të nenit 38 të Kushtetutës së Shqipërisë. Sipas këtij neni, askush nuk ndalohet nga e drejta për të udhëtuar jashtë vendit. “Meqenëse nuk kemi Gjykate Kushtetuese, po e shkelim dhe nenin 38 te Kushtetues…”, shkruan juristi në profilin e tij në facebook.

-----