Ballina Lajme nacionale Kush po hetohet për “dosjen 339”? Flet kryeprokurorja e Tiranës

Kush po hetohet për “dosjen 339”? Flet kryeprokurorja e Tiranës

42
SHPËRNDAJE

Drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës Elisabeta Imeraj ka refuzuar të flasë rreth “Dosjes 339”,  ku një ditë më parë prestigjiozja gjermane “Bild” ka publikuar përgjime të reja mes Astrit Avdylajt, kreut të bandës së Shijakut dhe zyrtarë të Partisë Socialiste në Qarkun e Durrësit.

Një ditë më parë organi i akuzës doli në një deklaratë ku thoshte se çdo media apo gazetar e kishte të ndaluar publikimin e përgjimeve nga dosja “339”, urdhër për të cilin u tërhoq më pas.

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha e pyeti prokuroren Imeraj se kush janë subjektet e hetimit në lidhje me dosjen e lartpërmendur dhe nuk mori përgjigje.

“Në raport me pyetjen e bërë, do themi sot atë që kemi dalë për të thënë. Prokuroria prezanton dhe bën publike ato çështje që nuk hyjnë në rangun e sekretit hetimor dhe bëhen publike kur janë të arsyeshme dhe nuk cenojnë hetimet. Është filluar një proces hetimi dhe do të jemi në kontakt nëse ka ndonjë gjë për tu publikuar. Refuzoj që të jap përgjigje nëse ka ndonjë të hetuar në lidhje me nxjerrjen e sekretit hetimor”, tha Imeraj.

-----