Ballina AKTUALE Kush janë 4 kandidatët Shqiptarë për kryetar të Komunës së Bujanocit

Kush janë 4 kandidatët Shqiptarë për kryetar të Komunës së Bujanocit

1930
SHPËRNDAJE

Dje u prezantua dhe u nominua edhe kandidati i 4 dhe i fundit nga partitë Shqipëtare në Komunën e Bujanoc për zgjedhjet lokale 2020.

E veçanta e këtyre zgjidhjeve lokale është se për herë të parë 3 kandidat të rinjë do të jenë në garë për të parin e Komunës, për faktin se janë të rinjë pritet të jetë garë e fortë me aktivitete risi dhe secili do të mundohet që para qytetarit të paraqes ofertën e vetë në mënyrën më të mirë.

Prej vitit 2002 subjekti politik Shqiptarë më i vjetër në Komunën tonë PVD, ka garuar në zgjedhje me 2 kandidatë të mëparshëm ku që të dy më herët kishin dalë të parët në zgjedhjet lokale edhe duke e udhëhequr Komunën, ndërsa në këto zgjedhje lokale 2020, PVD ka nominuar për kryetar komune, Driton Rexhepin. Rexhepi më herët ka udhequr Drejtorin për Arsim në komunën e Bujanocit, ndërsa për kryetar të Komunës kandidon për herë të parë.

Pas marrjes së mandadit si kryetar i subjektit LPD, Shqiprim Musliu, në këto zgjedhje do të garojë për herë të parë në zgjedhje. Musliu do të jetë bartës i listës dhe kandidat i LPD-së për kryetar të Komunës së Bujanocit. Nën moton se “e vetmja rrugë e nderit është rruga e qëndresës dhe organizimit” LPD do të vazhdojë të mbrojë kauzën dhe të drejtën e Shqiptarëve pa dallim në vendin tonë e Luginën e Preshevës në përgjithësi.

Subjekti APN-së në Bujanoc poashtu merr pjesë për herë të parë në zgjedhje lokale të Komunës së Bujanocit. Kandidati i APN-së në Bujanoc është nominuar Arbër Pajaziti, njëkohësisht kryetar i APN-së dega në Bujanoc. Pajaziti më herët ka kandiduar si këshilltarë në rradhët e një subjekti tjetër politik në Komunën tonë. Pajaziti me moton se ndryshimi nuk ndalet kandidon për herë të parë si kandidat për kryetar të Komunës.

Ish kryetari i Komunës së Bujanocit në 2 mandate e gjysëm dhe themelues i PD-së Bujanoc, Nagip Arifi, këtë herë do të kandidoj për herën e 5 për kryetar të Komunës së Bujanocit. Arifi si kryetar i PD-së do të jetë bartës i listës dhe kandidat për kryetar të Komunës së Bujanocit. Arifi nën moton se ditë të mira po vijnë poashtu ka dorzuar me 1400 nënshkrime dhe listën për pjesmarrje në zgjedhje në komisionin lokal zgjedhor.

/BujanociNet/

E drejta e autorit është e ruajtur me ligj./bujanoci.net/

-----