Ballina Lajme nacionale Kush është njeriu që fshihet pas 1.5 milionë eurove që u kapën...

Kush është njeriu që fshihet pas 1.5 milionë eurove që u kapën në Vlorë (EMRI)

19
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Maks Merkaj as e kishte menduar se një ditë nuk do të mund të gëzonte paratë që e kishte vënë kohë më parë përmes krimeve të tij, që nga pengmarrjet, shfrytëzimi i femrave për prostitucion, trafik droge e kandestinësh e deri tek më e rënda, kryerja e marrëdhënieve me dhunë.

Në skedën kriminale të Merkajt ka një mori akuzash, që nisin në Shqipëri dhë përfundojnë në Itali, në Venecia, atje ku ai bashkë me një grup tjetër shqiptarësh kishin ngritur “perandorinë” e krimit të organizuar. Anëtarë kanë qenë edhe italianë, por sigurisht ata ishin “ushtarë” të Merkajt.

Pas shumë vitesh, kur në Itali lufta ndaj krimit të organizuar dhe sidomos shqiptarëve të përfshirë në të u intensifikua, për Merkajn nisën telashet me Drejtësinë. Fillimisht u arrestua në 2009 dhe mundi të dalë nga burgu, pasi fajësinë për një sasi droge e mori përsipër një shqiptar tjetër anëtar i grupit që drejtonte Merkaj.

Më pas, Maksi Merkaj, që njihej në grupet e tij shoqërore, por edhe policore si “2 M”, për shkak të gërmës së parë të emrit dhe të mbiemrit të tij u vu në shënjestër nga Policia Italiane. U ndoq prej saj pë shumë kohë, por nuk mundi të arrestohej.

Gjithsesi, dosjet në ngarkim të tij mbërritën në Shqipëri. Hetimet u kryen nga të dy shtetet dhe ndaj tij u ngrit një mal me akuza. Në vitin 2018, Merkaj u arrestua nga Policia dhe u ekstradua drejt Italisë.

Maks Merkaj, 52 vjeç nga Vlora, banues në lagjen “10 korriku”, rezulton i dënuar me 17 vite burg për veprat penale “organizatë kriminale”, “pengmarrje”, “shfrytëzim prostitucioni” dhe “marrëdhenie seksuale me dhunë”, teksa u arrestua në kuadër të operacionit të koduar “Blic”. Ai është dënuar nga Gjykata e Assizez në Venecia, më 10 prill 2011, vendim nga i cili i kanë mbetur për t’u shlyer edhe 13 vite heqje lirie.

Të gjitha përfitimet nga veprimtaria e tij kriminale i investonte në pasuri të paluajtshme në Shqipëri. Me këto të ardhura ai kishte mundur të blinte 5 apartamente banimi; 1 vilë trekatëshe; 1 mjet lundrimi, anije peshkimi si dhe 4 automjete, të cilat në përfundim të hetimeve rezultuan të vlerësuara 1.5 milionë euro.

Gazeta SHQIP

---- ----
-----