Ballina Lajme nacionale Kush është ministri i ri i Inovacionit dhe Ndermarrësisë?

Kush është ministri i ri i Inovacionit dhe Ndermarrësisë?

19
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Muzafer Shala është i doktoruar në fushën e Inxhinierisë Elektronike në Universitetin e KENT-it në Angli.

Është anëtar i Partisë Demokratike të Kosovës dhe vjen nga Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Vushtrri.

Ai ka një përvojë 17 vjeçare në fushën e edukimit në Kosovë dhe një periudhë të shkurtër edhe në Angli. Krahas mësimdhënies, ka pasur edhe pozita menaxheriale si atë të Koordinatorit për Zhvillim Akademik, Dekan i Fakultetit të Mekatronikës dhe Dekan i Fakultetit të Shkencave Kompjuterike.

Kohë pas kohe ka punuar edhe në industri në sektorin e sistemeve të kontrollit automatik.

Që nga viti 2016 punon si mësimdhënës i rregullt në Universitetin e Mitrovicës “Isa Boletini” si dhe në Kolegjin Universum në Prishtinë.

Muzafer Shala është i lindur më 12 tetor 1980 në Vushtrri, është i martuar dhe ka dy fëmijë.

---- ----
----
-----
-----