Ballina Lajme nacionale Kush është kandidati nga Lugina në listën e PDK-së në zgjedhjet e...

Kush është kandidati nga Lugina në listën e PDK-së në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë?

446
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Partitë politike në Kosovë kanë publikuar listat me emrat e kandidatëve që do të kërkojnë votën për tu bërë pjesë e legjislaturës së ardhshme të Kosovës.

Në listën e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) bën pjesë edhe kandidati nga lugina, z. Zijush Ahmeti.

I lindur më 10.09.1972 në fshatin Norçë të komunës së Preshevës, z. Ahmeti ka një karierë të bujshme në jetën publike. Ai ka diplomuar në fakultetin juridik të Universitetit të Prishtinës, ku pas diplomimit,  është angazhuar si koordinator në zyrën e Këshillit për të Drejtat e njeriut në Preshevë dhe ka qenë bashkëpunëtorë i Fondit për të drejtën humanitare.

z. Ahmeti menjëherë pas ndryshimit të ligjit për vetëqeverisje lokale si dhe të ligjit për zgjedhjet lokale në Serbi në vitin 2001, ka dhënë një kontribut të pashoq në krijimin e organeve të reja komunale në komunën e Preshevës. Ai që nga ajo kohë ka qenë i kyçur në mënyrë aktive në politikë, duke qenë këshilltar në kuvendin komunal të Preshevës, njëkohësisht edhe udheheqës i grupit të këshilltarëve.

Zijush Ahmeti po ashtu ka dhënë edhe një kontribut të madh në sensibilizimin e opinionit sa i përket Referendumit të 1 dhe 2 Marsit të vitit 1992 të mbajtur në Luginë të Preshevës (vullneti i parë politik i Luginës së Preshevës për bashkim me Kosovën). Ai ka marrë pjesë në organizimin dhe unifikimin e faktorit politik shqiptarë të Luginës, duke qenë edhe pjesë e komisioneve punuese për organizimin e seancave të këshilltarëve shqiptarë të tre kuvendeve (atij të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës). Po ashtu së bashku me disa figura politike të Luginës, z. Ahmeti ka qenë një nga ideatorët kryesorë për hartimin e platformave politike të cilat janë miratuar nga këshilltarët shqiptarë të tre kuvendeve, të cilat kanë pasur për qëllim avancimin e të drejtave politike të shqiptarëve të Luginës.

Zijush Ahmeti më pas rrugëtimin e tij institucional e ka vazhduar në Kosovë, duke u kycur si punëtor profesional në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Aktualisht është zyrtar i lartë ligjor për komunitete në sekretariatin e Këshillit Konsultativ për Komunitete-Zyra e Presidentit të Republikës së Kosovës.

Në listën preliminare të publikuar nga PDK, z. Zijush Ahmeti garon me numrin 102.

---- ----
----
----- ----
-----