

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot pas mbledhjes së kryesisë së PS se është tre lëvizje para lidhur me vendimin e PS për të shkarkuar presidentin Ilir Meta
I pyetur nga gazetarët nëse ka një emër konsensual për të zëvendësuar Ilir Metën, pas shkarkimit, kreu i qeverisë la të kuptohet se ka një plan, por nuk dha emra.
“Nuk është koha tani. Unë jam gjithmonë tre lëvizje përpara, por tani hapi i radhës është shkarkimi në parlament”. Pastaj…, tha Rama.
Rama foli edhe për deklaratat e Metës, sipas të cilit kryeministri i kishte çuar një mesazh ku i thoshte se do të eliminonte LSI-në.
“Për fat të keq të atyre që ende e besojnë këtë opozitë, nuk ka nevojë për plane për të eliminuar opozitën, sepse opozita është në kapacitete të plota për t’u vetë eliminuar dhe siç e shikoni procesi i degradimit vazhdon në një rrugë që e kanë zgjedhur vetë. E rëndësishëm për ne është t’i qëndrojmë besnik të gjithëve edhe atyre që na votuan dhe atyre që nuk na votuan, pastaj këto historitë 7 herë 7 bëjnë 42, ja lemë opozitës”, tha Rama.
Gazeta SHQIP