Ballina Lajme nacionale Kusari-Lila tregon se kur vendoset nëse do të ketë një koalicon mes...

Kusari-Lila tregon se kur vendoset nëse do të ketë një koalicon mes VV dhe partisë së saj

23
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Mund te kemi një koalicion mes VV-së dhe Alternativës.

Ish-deputetja dhe themeluesja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se është duke vazhduar procedura për koalicionin midis Alternativës dhe Lëvizjes Vetëvendosje. Deri më 30 gusht , sipas procedurës ligjore duhet të vendosin a do të lidhin koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje.

“Koalicioni me Lëvizjen Vetëvendosje ende nuk është vendosur, mirëpo jemi në procedurë shumë shpejt do të vendosim për pasi sipas procedurës ligjore duhet të përcaktohemi deri me datën 30 gusht”, Tha Kusari-Lila për Indeksonline.

Ndërsa në pyetjen se a a është mundësia për koalicion me partitë e tjera pasi e ka përkrahur publikisht kanditaturën e deputetes së LDK-së Vjosa Osmanit për kryeministre, ajo është përgjigjur se përkrahja politike ndaj Vjosës nuk do të thotë edhe përcakim politik për koalicion.

---- ----
----
----- ----
-----