Ballina Lajme nacionale Kusari-Lila kërkon që të caktohet data e zgjedhjeve

Kusari-Lila kërkon që të caktohet data e zgjedhjeve

15
SHPËRNDAJE

Kusari-Lila ka kërkuar të caktohet data e zgjedhjeve, Qeveria po keqpërdor buxhetin.

Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila po kërkon që partitë opozitare të merren vesh për caktimin e datës së zgjedhjeve.

Sipas saj, Qeveri ka keqpërdorur buxhetin e shtetit me vendimet e saj dhe nuk po punon për interesin e qytetarëve po vetëm për punësime partiake.

“Auditori kanë treguar parregullsi në menaxhimin e parasë publike, përkundër parregullsive qeveria po vazhdon me vendime që rëndojnë gjendjen e qytetarëve”.

“Që partitë opozitare të dakordohen për strategjinë, reformën në administratë, bilancin e buxhetit, rishikimin e projekteve kapitale, që seriozisht të merret parasysh agjenda e integrimit dhe agjenda evropiane”, tha Kusari -Lila, raporton Ekonomia Online.

Ajo adresoi akuza edhe për MMPH-s ku tha se kjo ministri është mbushur me zv.ministra dhe këshilltarë, ndërsa projektet po dështojnë.

-----