
Tinka Kurti nga VV u është kundërpergjigjur deklaratave të Vjosa Osmanit.
Ajo ka thënë se nënkryetarja e LDK-së po e pret dështimin e Albin Kurtit për të marrë pastaj LDK mandatin bashkë me AAK-në e Nismën. Sipas saj, krejt këto veprime Vjosa Osmani po i bën me bekimin e heshtur të PDK-së.
Tinka Kurti, anëtare e Kryesisë së VV-së, i ka bërë një vlerësim të gjatë veprimeve të Vjosa Osmanit. Në fakt, zyrtarja e VV-së ka thënë se kandidatja për Kryeministre nga LDK’ja është dorëzuar përballë kërcënimeve të Agim Veliut dhe është njëjtësuar me Isa Mustfën e Lutfi Hazirin.
“Shumë mirë që Vjosa u rrëfye mbrëmë. Të paktën katër gjëra u bënë të qarta prej minutave të gjata në studio televizioni. 1) Ajo tashmë e arsyeton plotësisht qeverisjen e viteve 2014 – 2017 të PDK & LDK!!! 2) Ajo ka bërë një pajtim vërtetë të çuditshëm me Lutfi Hazirin. 3) Ajo është sprapsur e dorëzuar karshi agresivitetit të Agim Veliut”, ka shkruar Kurti, në një reagim në Facebook.
“Ajo pret që të dështojë Albini që t’i vie shansi asaj për koalicion me AAK+Nisma+pakicat. Natyrisht krejt kjo me bekimin e heshtur të PDK-së”, ka thënë ai.
“Nuk po bëhen Mustafa, Haziri e Veliu si Vjosa siç është e pritshme meqë ajo u votua me 6 tetor, por Vjosa pasi i mori votat po bëhet si Mustafa, Haziri e Veliu”, ka shtuar ajo.