Ballina Lajme nacionale Kurti tregon këmbënguljen e Grenell-it për marrëveshjen me Serbinë: Nuk ia do...

Kurti tregon këmbënguljen e Grenell-it për marrëveshjen me Serbinë: Nuk ia do të keqen Kosovës, por…

60
SHPËRNDAJE

Kryeministri në detyrë i Kosovës Albin Kurti, tha se emisari i Trumpi Richard Grenell nuk ia dëshiron të keqen popullit të Kosovës, por kërkesën për përshpejtim të arritjes së marrëveshjes më tepër e sheh si arritje historike nga ana e vet.

Deklaatën ai e bëri në bisedën e tij online për Universitetin e Harvardit, ku foli rreth rolit të shtetit amerikan në zgjidhjen e problemit me Serbinë dhe arritjen e marrëveshjes finale.

I pyetur për arsyet që administrata e presidentit Donald Trump kërkon një normalizim të shpejtë të marrëdhënieve me Serbinë, Kurti mendon se ambasadori Richard Grenell nuk ia dëshiron të keqen popullit të Kosovës, por kërkesën për përshpejtim të arritjes së marrëveshjes më tepër e sheh si ‘arritje historike nga ana e vetë Grenell”.

“Grenell ka kërkuar një marrëveshje të shpejtë dhe është përshtypje imja se ai nuk deshi të keqen për popullin shqiptar dhe Kosovën dhe kur duhet të bëhet diçka shpejt ju mundohuni të bëni presion dhe ka një nguti prej tij për arritje të marrëveshjes historike, duke u fokusuar më pak në tekstin e marrëveshjes. Ai dëshironte marrëveshjen si qëllim të tij kryesor. Ai në tetor më tha se dëshiron marrëveshje në shkurt, dhe tash dëshiron të arrihet marrëveshje deri në shtator”, tha Kurti.

Ai shtoi se është për një dialog të përgatitur mirë, me SHBA dhe BE si ndërmjetësues.