Ballina Lajme nacionale Kurti thotë se Kosova do të ketë reciprocitet të plotë me Serbinë

Kurti thotë se Kosova do të ketë reciprocitet të plotë me Serbinë

16
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Albin Kurti, po mendon se cilat do të jenë punët e para të tij si kryeministër.

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, në njëvjetorin e vendosjes së taksës 100 % ndaj produkteve nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, ka thënë se sapo ta marrë drejtimin e qeverisë VV-LDK do t’ia nisë me masa direkte dhe të përgjithshme reciproke me Republikën e Serbisë.

Sa për atë që ka thënë kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj se ‘ taksa e ka ndalur ndarjen e Kosovës’, Kurti tha se këtë ndarje e kanë ndalur protestat e popullit, opozita e dikurshme VV-LDK, si dhe disa aleatë ndërkombëtarë.

Por, Kurti nuk ka treguar se a do të bëhet kryeministër në muajin dhjetor apo jo.

---- ----
----
-----
-----