Ballina Lajme nacionale Kurti thotë se ai do të jetë kryeministër, ndërsa Vjosës ia ‘cakton’...

Kurti thotë se ai do të jetë kryeministër, ndërsa Vjosës ia ‘cakton’ këtë pozitë

13
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Me 6 tetor do të mbahen zgjedhjet në vendin tonë.

Në një tubim elektoral me mërgatën në Berlin, kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka thënë se partia e tij do t’i fitojë zgjedhjet, e si rezultat i kësaj, ai do të bëhet kryeministër ndërkaq Vjosa Osmani e LDK’së do të bëhet kryeparlamebntare

I pyetur se a është i mundur një koalicionin me LDK’në dhe a pranon edhe ndonjë post tjetër përveç kryeministrit, Kurti ka thënë se partia e tij do t’i fitojë zgjedhjet.

Me 6 tetor ne fitojmë dhe përveç se unë bëhem kryeministër, Vjosa Osmani bëhet kryeparlamentare”, ka thënë Kurti.

Ndërkaq Kurti ka thënë se si kryeministër i vendit nuk do të donte të kishte një opozitë si dikur Vetëvendosja, pasi sipas tij kjo nuk do të jetë e nevojshme.

“Unë do të jem kryeministër i një Qeverie të mirë, progresive, e cila do ta bëjë të panevojshme një opozitë si puna ne Vetëvendosjes në legjislaturat 4, 5 dhe 6. Po është e vërtetë se si Kryeministër i Kosovës s’do të doja ta shihja një opozitë si Vetëvendosja dikur”, ka thënë Kurti.

---- ----
----
----- ----
-----