Ballina Lajme nacionale Kurti: Thaçi nuk e tha në takim ultimatumin e 48 orëve, e...

Kurti: Thaçi nuk e tha në takim ultimatumin e 48 orëve, e nxori në…

4
SHPËRNDAJE

Zhvillime te reja priten sot gjatë ditës në Kosovë. Kryesia e lëvizjes Vetëvendosje pritet te mblidhet sërish për të vazhduar mbledhjen e lënë përgjysmë dhe në orën 14.00 pritet të takohen në Kuvend Albin Kurti e Isa Mustafa.

Në mesditë përfundon edhe afati 48 orësh që presidenti Hashim Thaçi i ka vendosur Kurtit për të paraqitur emrin e kryeministrit. Mbledhja e djeshme u la përgjysmë, pasi Kurti me një pjesë të partisë ishin nisur për në Kuvend të Kosovës, aty ku u takuan me liderët e LDK-së, në krye me Isa Mustafën.

Pas një takimi mbi tre orësh, nuk u shënua asnjë progres në negociatat mes partive. Por liderët ranë dakord të diskutojnë përsëri. Ndërkohë nga Vetëvendosja e mohojnë që Thaçi të ketë vendosur ndonjë afat. “Gjatë takimit të shkurtë konsultativ me presidentin, i cili nuk mund të ketë efekte ligjore, ai nuk përmendi kurrfarë afatesh dhe as  shprehjen ‘48 orë’, e cila më vonë është lexuar në postimin e tij në Facebook. Gjatë takimit tonë që zgjati më pak se 6 minuta, në dhomë kemi qenë 6 persona, dhe e dëgjuam të gjithë”, ka thënë Kurti.

Afati i dhënë nga Thaçi është kundërshtuar edhe nga njohësit e çështjeve kushtetuese, të cilët pretendojnë se nuk ka afat kohor kur LVV duhet të propozojë të mandatuarin për krijimin e qeverisë. Rrjedhja e afateve kohore sipas tyre nis kur LVV do të dërgojë tek presidenti emrin e kandidatit për kryeministër, e nga ai moment, për formimin e ekzekutivit, janë 15 ditë në dispozicion.