Ballina Lajme nacionale Kurti takohet me Hahn, zbulon se për çfarë diskutuan

Kurti takohet me Hahn, zbulon se për çfarë diskutuan

11
SHPËRNDAJE

Albin Kurti, ka pasur një takim të rëndësishëm.

Lideri i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti, njëherësh kryeministri në ardhje, ka zhvilluar një takim me në Komisionin Evropian në Bruksel, me Komisionerin për Politika të Fqinjësisë dhe Negociatat për Zgjerim, Johannes Hahn.

“Një takim tjetër pata edhe me Zëvendës Drejtoren Menaxhuese për Evropë perëndimore, Ballkanin perëndimor dhe Turqinë në European External Action Service, znj. Angelina Eichhorst.

Biseduam për bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe BE-së, sfidat e qeverisjes sonë të ardhshme sidomos për drejtësi e punësim, raportet e shteteve në Ballkan si dhe për perspektivën e dialogut me Serbinë”, ka shkruar Kurti.