Ballina Lajme nacionale Kurti takohet me bashkatdhetarët, ka disa fjalë për ta

Kurti takohet me bashkatdhetarët, ka disa fjalë për ta

16
SHPËRNDAJE

Albin Kuti, po qëndron në Londër.

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti po realizon një vizitë në Londër, ku në mbrëmjen e sotme ka zhvilluar një takim me bashkatdhetarët që jetojnë në Britani.

Pretendenti i LVV’së për kryeministër të Kosovës, gjatë vizitës po shoqërohet edhe nga kandidatet për deputete Saranda Bogujevci dhe Fitore Pacolli.

Ai tha se fitorja e tyre në Kosovë, ka jehonë edhe më të gjerë se sa vetëm Republika e Kosovës, apo kombi shqiptar.

“Është dëshmuar se insistimi shumë vjeçar, shpaguhet atëherë kur je bashkë me qytetarët dhe e mban interesin e përgjithshëm mbi interesin e veçantë. Që do të thotë se e mban idealin dhe moralin në politikë. Unë nuk mendoj që ëndrra dhe realiteti janë të kundërta dhe as në kundërthënie me njëra tjetrën. E kundërta e ëndrrave nuk është realiteti, por iluzionet. Pra nëse shqiptarëve në periudha të caktuara historike, iu kanë munguar ëndrrat, kjo sepse iu kanë tepruar iluzionet. E përfundimit më 6 tetor, populli i Kosovës, bashkatdhetarët tanë që votuan, qoftë me postë, qoftë duke ardhur në vendlindje, i flakën tutje iluzionet dhe e rifituan ëndrrën. Duke e rifituar ëndrrën, ata janë fare pran ndryshimit të realitetit, e për këtë gjë nevojitet një qeveri e re, çfarë do të jetë ajo e opozitës së deridjeshme, e me udhëheqjen e Vetëvendosjes, për t’i realizuar ëndrrat e mira të qytetarëve tanë të Republikës”, tha mes tjerash Kurti.

Kurse kandidatja për deputete e LVV-së, Fitore Pacolli ka theksuar se është pikërisht Londra, ajo që ka ndikuar në orientimin e saj politik, pasi aty ka dëgjuar një ligjëratë të Albin Kurtit, i cili ka arritur si asnjë lider tjetër politik ta bindë për t’iu bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje.

“Prej krejt kontakteve që unë kisha arritur më i bë në Londër të politikanëve që unë i kisha taku, asnjë politikan nuk më pat dhënë një mesazh të qartë që duhet ta kemi si lider në Kosovë për veç Albin Kurtit. Unë pata vendos që t’i bashkohem Lëvizjes Vetëvendosje për derisa isha në Londër”, tha Pacolli.