Ballina Lajme nacionale Kurti sulmon LDK-në: Disa zyrtarë i janë nënshtruar Thaçit

Kurti sulmon LDK-në: Disa zyrtarë i janë nënshtruar Thaçit

40
SHPËRNDAJE

Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka kritikuar disa zyrtarë të LDK-së, që sipas tij i janë nënshtruar agjendës së presidentit Hashim Thaçi. Kurti foli për atë që ngjau para dhe pas mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë që drejton ai.

“Për mua nuk ka shpjegim tjetër ky lloj nënshtrimi ndaj agjendës presidenciale, të mos jesh askund kundër presidentit, e të marrësh fjalën në seancën e mocionit të mosbesimit e ta akuzosh kryeministrin për tone bolshevike, është e papranueshme”, tha Kurti duke iu referuar ish-zëvendësit të tij, Avdullah Hoti, që u shkarkua menjëherë pas fjalimit në Kuvend.

Ai përsëriti edhe çështjen që e nxiti gjithë këtë, iniciativën e presidentit Thaçi për shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme.

“Nuk arriti ta bëjë dekret presidencial dhe ta çojë në Kuvend, presidentit të Kosovës i nevojitet një kryeministër tjetër, që nuk ia kundërshton intencën për të shpallur gjendje të jashtëzakonshme”, tha Kurti.

-----