Ballina Lajme nacionale Kurti, “s’ka nga lëviz”/ Duhen kompromise me Serbinë

Kurti, “s’ka nga lëviz”/ Duhen kompromise me Serbinë

24
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Në një analizë të publikuar së fundi, Deutche Welle thekson se kryeministri i ri i Kosovës duhet të punojë shumë për një kompromis me Serbinë, duke marrë parasysh presionin e madh që po ushtrojnë si Shtetet e Bashkuara, ashtu edhe BE-ja.

Shkrimi kujton faktin që Kurti ka përballë një opozitë shumë të fortë, PDK-në e drejtuar dikur nga presidenti Hashim Thaçi dhe AAK-në e Haradinajt. Këta bashkë me LDK-në kanë qenë në pushtet përgjatë dy dekadave. Në anën tjetër VV me politikanë relativisht të rinj dhe të konsideruar si rebelë nuk ka përvojë qeverisjeje.

Media e rëndësishme thekson se Kurtin e pret një detyrë e vështirë; ai nuk t’i zhgënjejë personat që e votuan, por në anën tjetër duhet të hyjë në kompromise të dhimbshme me Beogradin nën ndërmjetësimin ndërkombëtar. Presioni nga SHBA dhe BE ndaj kësaj qeverie do të vazhdojë dhe koha nuk pret.

DË ngre dhe pyetjen përse serbët pranuan në fund, të hyjnë në qeverinë e Kurtit? Në kabinetin e tij ka dhe dy ministra serbë. Për Jeta Loshaj nga Këshilli për Qeverisje Përfshirëse thotë, Kurti ka dhënë shumë premtime, por tani po përballet me realitetin politik. „E ka kuptuar se Kushtetuta e detyron një qeveri të ketë përfaqësuesit e Listës, si subjekti, i cili ka fituar më së shumti vota në zgjedhje.

Në këtë mënyrë Kurti ka treguar pjekuri politike dhe respekton Kushtetuën”, ishte komenti I saj. Loshaj e sheh ndërkohë këtë lëvizje dhe si shenjë të vendosmërisë së Kurtit për fillimin e një dialogu të brendshëm me serbët e Kosovës. Ndërsa praninë e dy ministrave serbë, kryetarja e Lëvizjes Evropiane të Serbëve në Kosovë dhe ish-deputetja, Rada Trajkovic e konsideron si shenjë sepresidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq nuk është shumë i interesuar t’i kundërvihet politikës së Kurtit.

---- ----
----
-----
-----