

Kosova përfshihet në krizë politike. Dhe shkak për këtë është bërë një dekret i Presidentit Thaçi për Gjendjen e Jashtëzakonshme, për të cilën kryeministri Albin Kurti nuk ka qenë dakord.
Madje, për këtë arsye ai shkarkoi një anëtar të kabinetit, pikërisht ministrin e Brendshëm Agim Veliu nga radhët e LDK, sepse ishte dakord me Thaçin, e sidomos kur bëhet fjalë për një pandemi botërore.
Pas vendimit të Kurtit, Isa Mustafa zhvilloi paraprakisht një takim me ministrin e shkarkuar Agim Veliu dhe më pas një takim me Kryesinë e Partisë. Në përfundim, ashtu sikur flitej gjatë gjithë ditës, Mustafa ka dalë me qëndrimin ekstrem, se nuk duan të jenë më pjesë e Qeverisë me Vetëvendosjen.
Mustafa ka thënë se Kurti fillimisht nuk pranoi heqjen e plotë të taksës në mënyrë që të ruhet partneriteti me SHBA, që është edhe pika thelbësore e programit të LDK, por edhe bashkëqeverisjes.
“Pa asnjë konsultë me LDK shkarkoi ministrin Veliu” – tha Mustafa, duke qenë i bindur tashmë në vendimin e tij për të mos qenë pjesë e Qeverisë. Por, si do të vijojë situata? A do të shkojë Kosova në zgjedhje të parakohshme, apo mund të ketë fraksione në LDK?!