Ballina Lajme nacionale Kurti sfidon rivalët PDK e LDK: Presidenti ka vetëm një zgjidhje

Kurti sfidon rivalët PDK e LDK: Presidenti ka vetëm një zgjidhje

49
SHPËRNDAJE

yeministri në detyrë, Albin Kurti i ftuar në një emision në T7, ka folur për Gjykatën Kushtetuese si dhe presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin për të cilin thotë se ai nuk mund ta shkruajë Kushtetutën veçse ta respektojë atë.

Tutje, Kurti për Thaçin ka thënë se ai nuk është figurë aktive politikisht, është figurë pasive dhe se ai nuk është pushteti i katërt.

“Gjykata Kushtetuese nuk mund ta shkruajë Kushtetutën, aq më pak presidenti, i cili duhet ta respektojë. Nëse ka gjëra Kushtetuta për të cilat duhet heshtur, dhe ka gjëra të tilla, nëse ka zbrastësira në Kushtetutë, ato do të mund të plotësohen me amendimin në Kuvendin e Republikës, por kurrsesi nga presidenti i cili nuk është figurë aktive politikisht, është figurë pasive politikisht, është njëfar noteri shtetëror i cili nuk është pushteti i katërt”, tha Kurti.

Po ashtu, ai ka theksuar se sipas tij Gjykata Kushtetuese nuk mund ta mbështesë presidentin dhe se beson se presidenti nuk do të dalë mirë nga kjo situatë, duke iu referuar rastit të dekretimit të Avdullah Hotit për kryeministër, lëndë e cila është duke u shqyrtuar nga Kushtetuesja.

“Gjykata Kushtetuese nuk mund ta mbështësë presidentin në orvatjen e tij që të jetë më shumë se president pa e anuluar vetëveten në kuptimin e mandatit që ka dhe praktikave të deritanishme dhe nuk besoj se presidenti do të dalë mirë nga kjo situatë”, shtoi ai.

Ndër të tjera, Kurti ka thënë se presidenti ka vetëm një zgjidhje dhe ajo është zgjedhjet.

“Mosrehatia që ka presidenti me ulësen ku ndodhet e ka një zgjidhje të thjeshtë e këto janë zgjedhjet”, ka thënë Albin Kurti.

Ai beri nje sfide për të gjithë rivalët e tij në politikë që lë te bëhen bashkë në zgjedhjet e ardhshme.

“Unë nuk kam asgjë me ta (të gjithë liderët), Krejt le të bëhen bashkë, edhe presidentin le ta marrin me vete në zgjedhjet e ardhshme”, është shprehur Kurti.

Tutje, Kurti thotë se Thaçi është nostalgjik për kohën e tij si kryeministër dhe dëshiron më shumë kompetenca se ato që ia lejon Kushtetuta.

“Presidenti është figurë pasive, instancë ceremoniale, noter i shtetit”, thotë Kurti.

-----