Ballina Lajme nacionale Kurti sfidon Grenell-in: Të publikojë mesazhet ku i kam thënë se e...

Kurti sfidon Grenell-in: Të publikojë mesazhet ku i kam thënë se e heq taksën pa reciprocitet

57
SHPËRNDAJE

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, e ripërsëriti se në takimet me emisarin e presidentit Trump për bisedimet Kosovë-Serbi, Richard Grenell, asnjëherë nuk i ka premtuar se do ta heqë tarifën, pa reciprocitet.

“Kanë qenë dy takime me Grenellin, një në tetor dhe një në janar, në të dyja ka qenë temë tarifa. Në të dy takimet e kam mbajtur qëndrimin e njëjtë, por ambasadori Grenell ka mundur t’i paraqesë mesazhet ku unë paskam thënë se e heq tarifën pa reciprocitet. Natyrisht se s’ka mesazh të tillë. Unë vazhdimisht kam thënë se tarifën duhet ta zëvendësojmë me reciprocitet, asnjëherë s’kam vënë pikë në fjali duke thënë se duhet ta heqim tarifën.

Ambasadori Grenell ka mundur ta shohë ndonjë pikë timen si presje. Nëse ka ndonjë politikan që dihet si mendon, jam unë. E dini, presidenti serb Vuçiqi që tha s’kemi trysni nga amerikanët. Nuk e di si erdhëm në këtë situatë ku Kosova, që ka për kryeministër dikë që ishte në burgjet e Millosheviqit ka pakrahasueshëm më shumë trysni sesa Serbia që duket se s’ka trysni fare e e ka për president një që ishte ministër i Millosheviçit. Si erdhëm në këtë situatë?”, tha Kurti në emisionin DESKU të KTV-së.

Ai shtoi se Kosovës i nevojiten edhe SHBA-ja edhe BE-ja dhe shtoi se s’ka zëvendësim për to. “Pa SHBA-në s’mund të kemi mbrojtje nga Rusia”.

-----